I ftuari i parë në “Dola te Ola” këtë të diel ishte regjisori i njohur Saimir Kumbaro, i cili sikurse gjithë të ftuarit e programit rrugëtoi nëpër kujtime dhe bëri një rrëfim të rrallë për jetën e tij artistike dhe private.

Saimir Kumbaro tha se ka qenë djalë i vetëm dhe si i tillë ka qenë i privilegjuar në familje, teksa rrëfeu edhe marrëdhënien e ngushtë që ka patur me prindërit e tij.

Regjisori është vëllai i një motre më të vogël, e cila prej vitesh jeton në Las Vegas dhe prej më shumë se 6 vjetësh ata nuk janë takuar, edhe pse kontaktet mes tyre padyshim janë të shpeshta e të vazhdueshme.

Momente emocionuese përjetoi Kumbaro kur në studion e “Dola te Ola” u shfaq një videomesazh nga motra e tij, e cila kishte zgjedhur disa fjalë zemre për t’ia thënë publikisht vëllait të saj të dashur.

Ndërkohë teksa u shfaq një fotografi me bashkëshorten e tij, regjisori tregoi se ata kanë 50 vjet të martuar, duke qenë në këtë mënyrë një model i mirë për të gjithë të dashuruarit. Kumbaro dhe bashkëshortja e tij janë prindër të dy vajzave dhe gjyshër të lumtur të tre mbesave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: