Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është arritur një “marrëveshje e shkëlqyer” me Iranin dhe se ajo do të nënshkruhet “ndoshta gjatë fundjavës”.
Ai tha se dokumenti ishte në “fazën e tij mjaft përfundimtare” dhe finalizimi ishte i mundur në “disa ditët” e ardhshme.
Ngushtica e Hormuzit do të rihapet menjëherë pas nënshkrimit, i cili do të zhvillohet në Evropë me praninë e zëvendëspresidentit JD Vance, pohon ai.
Presidenti deklaroi se i ka informuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahun dhe Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.
