Para finales së madhe të Botërorit ndaj Spanjës, ylli argjentinas Lio Messi i ka dërguar një mesazh të gjithë tifozëve.

“Gjëja më e bukur në të gjitha këto vite nuk ishte kurrë thjesht titujt, por e gjithë rrugëtimi. Të ndash jetën ditë pas dite me këtë grup, të garosh së bashku, të ngrihesh në momente të vështira dhe të shijosh çdo hap.

Faleminderit secilit prej shokëve të mi të skuadrës, stafit teknik dhe të gjithë njerëzve të mrekullueshëm që punojnë çdo ditë për ta mbajtur këtë Kombëtare si një familje. Çfarëdo që të ndodhë, ky grup tashmë ka shkruar një histori që nuk do ta harrojmë kurrë dhe që askush nuk do të mund ta fshijë. Forca Argjentina”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: