Wolfgang Schäuble është shprehur i shqetësuar për situatën politike botërore. Sipas tij prestigji i Gjermanisë është dëmtuar, ndërsa pranon gabimet që ka bërë, si dhe partia e tij (CDU) përballë Rusisë.

Ai beson se është ende shumë herët për ta renditur Angela Merkelin në mesin e “kancelareve të mëdha”.

“Prestigji i Gjermanisë është dëmtuar rëndë,” thotë ish-presidenti i Parlamentit Federal dhe deputeti i Partisë Demokristiane (CDU) Wolfgang Schäuble për 50 vjet, duke shtuar: “Asnjëherë më parë nuk kam ndjerë se situata botërore është aq kërcënuese sa është sot,” vëren ai në një intervistë në Handelsblatt të sotme , duke iu referuar veçanërisht Rusisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb