Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, ka bërë ironi me presidentin Ilir Meta, duke thënë se është i vetmi person në Shqipëri, që parashikon tërmetet.

Rama thekson se pandemia dhe tërmeti kanë hyrë në mes të mandatit të qeverisë. Kreu i qeverisë shton se ka vepra publike, që duan 10 vjet të ndërtohen.

“Ne do bëjmë realitet çdo premtim. Aeroporti i Kukësit do të hapet për pak javë. Për pak javë do hapet, nuk do të dojë vite. Merrini kamerat dhe shkoni në Kukës e shihni a ka aeroport që po përfundon. Edhe Gjermania parasheh që do të ndërtojmë këtë rrugë e atë rrugë, një vepër publike merr mesatarisht 10 vjet. Ne kemi pasur një mandat të thyer në mes. Ne na hyri në mes pandemia dhe tërmeti.

Kemi njeri që parashikon tërmetet dhe ai është Ilir Meta, presidenti. Ne nuk parashikojmë dot. Veprat publike kanë parashikueshmëri të caktuar, por janë procese që kanë edhe të papriturat e tyre. Ne sot prsh do kishim nisur Milot-Fierin. Nuk e kemi nisur, sepse nuk lidhëm kontratë me kompaninë, që u bë shënjestër për të na qëlluar ne, se medemek e kishim zgjedhur që më herët. Ne refuzuam kontratën, e prandaj ka gjëra që jashtë mundësive objektive”, tha Rama.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: