Banorët e pallatit 10 katësh që u përfshi dje nga flakët në zonën e Rrugës së Kavajës, nuk kanë mundur ta kalojnë natën në banesat e tyre. Në një raportim live për News24, gazetari Igli Çelmeta ka raportuar nga vendngjarja, ndërsa ka intervistuar dhe banorët e këtij pallati, të cilët presin se si do të shkojë fati me banesat e tyre.

Mësohet se një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të hetuar ngjarjen në fjalë se si ndodhi zjarri, që shkrumboi totalisht 3 apartamente dhe një tjetër që u dogj pjesërisht.

Siç shihet nga pamjet, 4 katet e para nuk janë përfshirë nga zjarri, por dëme të mëdha ka në katet e sipërme.

Ndërkohë, banorët rrëfyen për gazetarin Çelmeta se herë pas here kishin probleme me sistemin e elektrik, pasi binte shpesh automati.

Sakaq, përhapja e flakëve siç duket është bërë si pasojë e sistemit kapot, që kishte një brendësi të tij një material sintetik. Vijojnë hetimet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb