Kryeministri Edi Rama thekson se përveç masave lehtësuese ekonomike që ka ndërmarrë qeveria, javën tjetër do komunikojë dhe ndryshimet që lidhen me taksimin e shtresës së mesme.

Po ashtu ai shton se do të ketë edhe sqarim për pagën minimale që tashmë shkon në 300 mijë lekë të vjetra.

Kryeministri thotë se qeveria ka gati planin për buxhetin e 2021 dhe në 4 vitet e ardhshme Shqipëria do të ketë fluksin më të madh të parasë që do të hyjë në vend, falë investimeve të brendshme dhe të jashtme.

”Në fund është që javën e ardhshme do komunikojmë ndryshimet e tjera që lidhen me taksimin e ndershëm në funksion të lehtësimit të asaj pjese të shtresës së mesme që është në piramidën e taksimit për të ardhurat personale, dhe për pagën minimale që do të hyjë në fuqi në 1 janar. Kemi përfunduar planin tonë për buxhetin. Më vjen jashtëzakonisht mirë që pavarësisht nevojave për përballimin e dy goditjeve, që vijojmë t’i përballojmë me dinjitet. Kemi një seri investimesh jo vetëm sepse rindërtimin e kemi kthyer në motor të shtuar të rimëkëmbjen e ekonomisë, por dhe disa procese që në 4 vitet e ardhshme do sjellin fluksin më të madh të parasë së injektuar nga investime të brendshme dhe të jashtme.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb