Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i cili prej ditësh është një pacient me koronavirus ia ka kushtuar 15 rreshta falenderues infermierëve që po përballen në luftë.

 

Brataj nga karantina shkruan në shqip dhe italisht se infermierët janë ata që përgjigjen në urgjencë, falenderojnë dhe kur ofendohen, qëndrojnë çdo ditë duke larë, pastruar dhe ndërruar pacientët duke harruar fëmijët dhe familjet e tyre.

 

Drejtori i Urgjencës ka vetëm një fjalë për ta: Ju falenderojmë.

 

STATUSI I SKËNDER BRATAJT

Ti që përgjigjesh në telefon: urgjenca, si mund t’ju ndihmoj?
Ti që thua faleminderit edhe kur të ofendojnë.
Ti që përgjigjesh faleminderit edhe kur të përgjigjen s’kam nevojë.
Ti që përgjigjesh: po doktor, tani po e përgatis.
Ti që ngre pacientin pa u ankuar se peshon.
Ti që pacientët çdo ditë i ndërron.
Ti që çdo ditë i lan dhe pastron.
Ti që çdo ditë dikush të qorton.
Ti që djersët nga balli i fshin atje në sallë.
Ti që shumë herë kafetë na sjell.
Ti që fëmijët shpesh i abandonon.
Ti që familjen shpesh e harron.
Ti që në krahun tim çdo ditë qëndron.

INFERMIER/INFERMIERE TË QUAJNË!

Ne kemi vetëm një fjalë: JU FALENDEROJMË! ?????

Tu che rispondi al telefono: urgenza, come posso aiutarti?
Tu che dicci grazie anche quando ti offendono.
Tu che rispondi grazie anche quando ti dicono non ho bisogno.
Tu che rispondi: si dottore, ora la preparo.
Tu che alzi i pazienti senza lamentarsi quanto pesa.
Tu che i pazienti le cambi ogni giorno.
Tu che i pazienti ogni giorno le lavi e gli pulisci.
Tu che ogni giorno qualcuno ti sgrida.
Tu che il sudore dalla fronte pulisci in sala operatoria.
Tu che spesso il caffè ce lo porti.
Tu che i figli spesso abbandoni.
Tu che la famiglia spesso dimentichi.
Tu che ogni giorno mi stai a fianco.

INFERMIER/INFERMIERE TI CHIAMI!

Noi abbiamo solo una parola: VI RINGRAZIOAMO! ?????

Dr. Skender Brataj


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb