Kendall Jenner ka realizuar një tjetër set fotografik zbulues, në kuadër të fushatës së re të një shtëpie të njohur mode. Modelja e familjes Kardashian ka dëshmuar se do të bëjë gjithçka që i kërkohet për të pasur një karrierë të suksesshme.

Ajo nuk ngurron të fotografohet me të brendshme apo edhe krejtësisht e zhveshur, për një projekt që lidhet me profesionin e saj.

Në fushatën e re të Stella McCartney, modelja nuk hezitoi të zhvishej sërish për setin fotografik.

Kendall Jenner ka pozuar e zhveshur dhe e mbështetur mbi një kalë, e zhveshur dhe vetëm me një palë çizme deri tek gjuri dhe një çantë të ngjashme. Me dorën tjetër ajo mbuloi gjoksin e saj të zhveshur.

Fotoja është publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram nga Stella McCartney.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Stella McCartney (@stellamccartney)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb