Kendal Jenner dhe Bad Bunny tani janë ndarë, pas një lidhjeje që zgjati më pak se një vit.

Disa lajmë me mediat e huaja pretendojnë se çifti është ndarë, por ata janë në marrëdhënie të mira. “Ata janë ende në kontakt,” i tha një burim “The Messenger”, duke shtuar: “Marrëdhënia e tyre ishte e vështirë për shkak të orarit të tyre të ngjeshur”.

Një burim tjetër i tha Entertainment Tonight se “ata të dy e dinin se ndoshta nuk do të ishte një lidhje e përjetshme dhe kjo u kuptua reciprokisht që në fillim.”

Marrëdhënia e tyre u bë e njohur për herë të parë kur u panë duke dalë nga një restorant së bashku shkurtin e kaluar. Në prill, Jenner shkoi në Coachella për të parë Bad Bunny të performojë dhe ata kanë bërë disa paraqitje publike që atëherë.

Tetorin e kaluar, Reperi i njohur në një intervistë që dha për “Vanity Fair”, kishte dhënë pak të dhëna për marrëdhënien e tij me supermodelën. “Ata nuk e dinë se si ndihemi, nuk dinë asgjë, dhe unë vërtet nuk e di nëse duan që ta dinë këtë”, kishte deklaruar muzikanti 29-vjeçar. “Nuk jam vërtet i interesuar të sqaroj asgjë sepse nuk jam i detyruar t’i sqaroj asgjë askujt,” shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb