Kendall Jenner postoi disa story në Instagram, duke u treguar miliona ndjekësve të saj fustanin zbulues që zgjodhi të vishte.

Modelja dhe gjysmë motra e familjes Kardashian, pozon para një pasqyre, e veshur me një fustan të gjatë të zi me një dekolte të thellë. Në të njëjtën kohë, 28-vjeçarja regjistron veten me kamerën e celularit. Në videon që ka postuar, ajo shkon drejt pasqyrës dhe qëndron në këmbë duke rregulluar flokët. Përveç klipit, Jenner ka postuar edhe një foto.

Fotot me fustanin transparent

Pak ditë më parë, në një tjetër publikim, Jenner ka pozuar në rërë, përballë një plazhi me një veshje zbuluese. Ajo ka zgjedhur një fustan të bardhë, i cili megjithatë përveç hapjes së madhe që kishte nën gjoks, ishte edhe transparent.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në mbishkrimin, me të cilin ka shoqëruar publikimin e saj, Kendall Jenner ka dërguar edhe urimet e saj.

“Vitet kalojnë dhe duken gjithnjë se ecin shpejt. Koha është gjithçka që mund të kërkoj. Shumë mirënjohës për atë që kam pasur në të kaluarën, aq shpresëdhënës për atë që do të vijë. Duajini njerëzit që mbani pranë zemrës tuaj dhe mos humbisni asnjë sekondë ❤️ 2024, më mbushni me dashuri dhe të qeshura, mirënjohje dhe durim”, ka shkruar ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: