Endri Prifti, një nga vëllezërit korçarë që edhe këtë vit morën pjesë në festivalin “Kënga Magjike”, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka akuzuar stafin teknik të festivalit për një sabotazh apo gabim shumë të rëndë që ka ndikuar në performancën e vëllezërve korçarë, natën e dytë të Këngës Magjike. Ai i ka drejtuar një mesazh publik edhe Producentit të këtij festivali, Ardit Gjebrea.
Statusi i plotë i Endri Priftit
Nuk e kuptoj, përse përse përse duhet të na dëmtojnë ne. Kemi derdhur djersë gjithë jetën tonë nëpër skena. Ju drejtohem të dashur fansat tanë dhe dashamirësit e muzikës tonë. Ajo që patë mbrëmë (parmbrëmë) në TV, ata zëra aq lart bazës muzikore, nuk varen nga ne, kjo i përket regjisë dhe personave që merren direkt për transmetimin në TV. Ne nuk dimë fare se ç’ndodh në TV. Patjetër që do e theksoj, nuk është gabim, nuk është harresë, ata janë profesionistë në atë punë. Do t’i lutesha Z.Ardit Gjebrea, Producentit të këtij festivali kaq madhështor, gjithë ajo punë e madhe me parametra skenografike europiane, një festival që gjen veten çdokush, shumë i dobishëm për prurjen e këngëve të reja, për talentet e rinj, për gjithçka që ka krijuar këtë patentë kaq origjinale, mos lejoj që dikush aty të sabotojë, ose mbase dhe pa dashje, të keqtrajtojë artistin që shkon tek ky festival për të qenë sa më afër me publikun dhe fansat e tyre. Ky person duhet qortuar, duhet dënuar, duhet vënë para përgjegjësisë për këtë gjë kaq të shëmtuar. Ne jemi ne, nuk na mundni dot se na keqtrajtuat një këngë. Harrojeni. Ne na do populli sepse jemi pranë tyre çdo ditë, çdo javë dhe çdo moment gëzimi për ta. Ne dalim në skenë dhe harrojmë gjithçka kur kapim mikrofonin në dorë. Ne i jepemi pa doreza publikut tonë, ne derdhim ndjenjë, shpirt, djersë në skenë. Le t’i kthehemi të vërtetës gjithandej, jo vetëm në këngë por kudo në këtë vend. Të tregojmë pastërti, të tregojmë ndërgjegjen tonë të vërtetë, të mos mashtrojmë popullin, t’i lemë intrigat, të afrohemi ta shikojmë njëri-tjetrin pozitivisht, të krenohemi kur dikush ecën përpara, të japim buzëqeshje të sinqertë kur i buzëqeshim dikujt, mos i themi pallavra dhe mashtrime këtij populli, të tregohemi realistë dhe drejtpërdrejt për gjithçka, të ruajmë fëmijët nga droga dhe prostitucionet, të luftojmë me djersë varfërinë, për të arritur të ndihemi krenarë dhe të vërtetë. Vetëm kështu mundet të arrijmë një Shqipëri europiane. Unë kështu mendoj signiori e sginiorita. Grazzie mille tutti

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb