SHBA

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin prindër për herë të parë? Në ditën e gënjeshtrave, më 1 prill, këngëtari zgjodhi të postojë një foto të false, përmes, së cilës lajmëronte një shtatzëni. Por askush nuk e besoi, meqenëse nga kërkimet, fotoja rezultoi të jetë e vjedhur.
Të gjithë fansat nuk e morën seriozisht lajmin e këngëtarit, derisa, pak kohë pas së parës, Justin poston edhe një foto tjetër të partneres së tij nga spitali, ndërsa ajo është nën shoqërinë e mjekëve që po kryejnë një kontroll. Siç shihet në foto, Hailey Baldwin e tregon barkun mjaftueshëm dhe me kaq dyshimet nisin të bien.

Në postim e tij, Justin shkruan: “Nëse menduat se ishte dita e gënjeshtrave…” Tani, çifti mirëpret urimet… Apo… prit. Paska edhe një postim tjetër të fundit. “Prit, oh Zot. Dita e gënjeshtrave…” – shkruan në foton e fundit Justin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb