SHBA

Enrique Iglesias dhe bashkëshortja e tij, Anna Kournikova janë bërë prindër për herë të tretë. Anna ka sjellë në jetë fëmijën e tretë, e cila është një vajzë.

Ish-tenistja 38-vjeçare dhe këngëtari spanjoll 44-vjeçar kanë bashkë edhe dy fëmijë bashkë, binjakët Lucy dhe Nicholas. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari dhe bashkëshortja e tij me atë të një postimi në Instagram.

“Dielli im” shkruan këngëtari i njohur duke postuar dhe një foto nga salla e lindjes së bashku me vogëlushen. Vajza ka ardhur në jetë më 30 janar por vetëm ditën e djeshme është bërë publik nga çifti i njohur. Tenistja ruse dhe këngëtari i pop-it kanë bashkë që nga viti 2001, kur u takuan në xhirimet e videoklipit të tij, “Escape”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb