TURQI

Edhe pse prej kohësh është tërhequr nga muzika, Bertan Asllani është një figurë mjaft e dashur për publikun shqiptar me hitet e tij dhe debutimet e suksesshme në festivale të ndryshme.

Tashmë, disa vite më vonë, Asllani është pjesë e tregut turk, por jo më si këngëtar, por si aktor.

Pas paraqitjes në “Goç Zaman?” apo në shqip “Koha e Migrimit”, artisti po vazhdon të jetë i pranishëm edhe në shumë seriale të tjerë.
Ai së fundmi është bashkuar me kastin e aktorëve të “Akrep” në personazhin e ‘Efe’, ku luan rolin e truprojës së një prej aktorëve kryesorë.

Pjesë e ‘Akrep’ janë edhe: Demet Akbag, Evrim Alasya, Bekir Aksoy dhe Yusuf Çim, që vazhdon të shfaqet para publikut të enjteve në mbrëmje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: