TURQI

Aktori i njohur Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij, Fahriye Evcen, ishin të ftuar disa ditë në Arabinë Suadite për xhirimet e një reklame të një kompanie të njohur mobiliesh.

Dy aktorët do të jenë imazhet e reja të markës së mobilieve, por prej kohësh çifti është vënë në qendër të mediave edhe për pagesën e majme me të cilën do të paguhet. Pretendohet se dy aktorët kanë nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare, nga e cila do të fitojnë jo pak, por 80 milionë TL (lira turke).

Në postimet e fundit të dy aktorëve nga Arabia Saudite, bien në sy eventet që janë promovuar nga markat e njohura të mobilieve ku ata janë bërë pjesë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas lajmeve të “Page 2”, ka pasur shumë komente në rrjet për bashkëshorten e aktorit, Fahriye Evcen, por këtyre spekulimeve vetë aktori u ka dhënë fund me një postim në llogarinë e tij. Ai shpjegon se ndodhet në Arabi me bashkëshorten dhe fëmijët, por lajmet që janë publikuar këto ditë janë tërësisht të rreme.
Në një reagim të ashpër publik, referuar mediave që kanë publikuar tituj të ndryshëm për të dhe bashkëshorten, “Osmani” shkruan mes të tjerave:

“Kaluam shumë bukur, bëmë një reklamë, qeshëm dhe u argëtuam për tri ditë. Edhe fëmijët ishin me ne dhe u bënë pjesë e kësaj kohe të bukur me gjithë ekipin tonë. Jemi vërtet të lodhur nga lajmet e pakuptimta që dalin me emrat tanë. Ju lutemi, mos i shtrembëroni gjërat në emrin tonë dhe mos prodhoni më lajme të rreme.

Postimi i aktorit është shpërndarë në mediat kryesore në Turqi, por edhe më gjerë. Duke dashur t’u japin fund spekulimeve, fansat e Burak-ut, gjithashtu, e kanë ndarë mesazhin e tij në pothuaj të gjitha rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: