Të gjithë jemi kurioz të gjejmë një sozi tonën dhe Florjan Binaj e ka gjetur në shtetin fqinj, Greqi. Këtë gjë e ka zbuluar këngëtari i muzikës popullore, Ylli Baka.

Ylli ka udhëtuar drejt Greqisë dhe po shijon disa ditë pushime në ishullin Mykonos. Gjatë një dreke, këngëtari ka vënë re kamerierin, i cili ka një ngjashmëri të frikshme me aktorin e humorit.

Këngëtari i muzikës popullore nuk ka hezituar të bëjë një foto me “sozinë” e Florit. Aktori e ka shpërndarë foton në profinin e tij në Instagram.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Ylli Baka ka gjetur sozinë time në Greqi,”-shkruan Flori krahas fotos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb