Këngëtarja e njohur Rozana Radi së fundmi ishte e ftuar në një lidhje skype me emisionin ‘Jo vetëm mode’.

Mes të tjerash Radi tregoi për herë të parë se vuan nga hipokondria, një gjendje që të bën të shqetësohesh së tepërmi dhe pa shkak se ke një sëmundje të rëndë.

Nisur nga situata në të cilën gjendemi, Rozana tha se frikërat e saj janë përkeqësuar dhe shumuar.

“Hipokondria quhet, është një lloj sëmundje që e kalojnë të gjithë studentët e mjekësisë të vitit të dytë fakultet. Të cilët lexojnë shumë dhe ata mendojnë që çdo gjë që ata lexojnë, çdo sëmundje e kanë në trup. Unë këtë e përjetoj gjatë gjithë jetës sime, vazhdoj të mbetem në vit të dytë ne fakultet dhe kjo më bën të ndihem dhe e re në moshë gjithë jetën. Quhet hipokondri dhe po jam hipokondriake,” tha ajo.

Rozana shtoi se e shqetësojnë njerëzit që nuk ruajtën distancat.

“Edhe nëse nuk do isha njeri pa simptoma, po do e kisha kaluar si sëmundje, do mundohesha të ruaja distancat për vetë faktin se do doja një botë të pastër, pa epidemi, një botë sociale,” përfundoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb