TIRANE

Këngëtarja e njohur shqiptare, Blerina Braka u bë nënë për herë të parë në muajin maj. Pas lindjes, ajo tregoi se ishte jashtëzakonisht e lumtur dhe se vogëlushin e kishte pagëzuar me emrin, Edeil.

Por gjatë kësaj kohe këngëtarja nuk ka preferuar të publikojë asnjë fotografi të të voglit të saj, ashtu siç bëjnë shumica e prindërve për të ruajtur privatësinë. Në postimet pëparshme këngëtarja ose ia ka mbuluar fytyrën djalit me ndonjë figurë ose e ka treguar vetem nga pas.

Por, ditën e sotme me sa duket Blerina është dorëzuar dhe ka zbuluar më shumë nga i biri, duke postuar një foto bashkë me të. Në të shkruan: “Mami me birin”! Edeil është vetëm 6 muajsh dhe duket një fëmijë shumë bukurosh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb