Jo çdo gjë ka shkuar sipas parashikimeve në këtë “Euro2020”, si gjithnjë nuk mungon lista “top/flop”, ka lojtarë që kanë respektuar pritshmëritë, ka surpriza por ka edhe zhgënjime të mëdha. Një garë më vetë është ajo ndërmjet lojtarëve për të fituar trofe individual, sigurisht janë në planë të dytë, por të gjithë dëshirojnë të fitojnë çmime si “Këpuca e Artë”, apo lojtari më i mirë i turneut. Deri në këtë pikë, lista e golashënuesve më të mirë sheh si protagonistë plotë katër lojtarë me nga tre gola të shënuar. Kur bëhet fjalë për një garë të tillë, rrallë herë qëllon që Ronaldo të zhgënjej, për momentin sulmuesi i Portugalisë qëndron në kuotën e 3 finalizime, po aq sa edhe Romelu Lukaku, rivali i tij më i madhe edhe në Serie A. Ndryshe nga Lukaku, CR7 ka në dispozicion edhe një ndeshje tjetër në fazën e grupeve, sfidën kundër Francës.

202200483 4367213709998108 1744745329039230669 N
202200483 4367213709998108 1744745329039230669 N

Në kuotën e 3 finalizimeve janë edhe Patrik Schick i Republikës Çeke dhe kapiteni i Holandës, Wijnaldium. Schick ashtu si Ronaldo ka në dispozicion edhe një sfidë të fundit kundër Anglisë. Me dy gola lista është edhe më gjatë ku gjejmë emra si Ciro Immobile, Lokatelli, Xherdan Shaqiri etj. Një nga zhgënjimet më të mëdha në këtë “Euro2020” të paktën deri më tani është kapiteni i Anglisë, Harry Kane. Sulmuesi nuk ka shënuar ende asnjë gol, paraqitja e tij ka vendosur jo pak në siklet edhe vetë trajnerin Garteh Southgate. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Deschamps, Karim Benzema ka përfunduar në qendër të kritikave, asnjë gol në dy ndeshje, asnjë gol në të gjithë evropinet ku ka marrë pjesë. Nuk ka bërë më mirë as Kylian Mbappe, ylli këtij evropiani ende nuk e ka shijuar golin e tij të parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb