Analisti Fatos Lubonja komentoi zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj, duke u ndalur kryesisht te përplasja mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, pasi ky i fundit dekretoi lirimin e Begajt si shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Në një lidhje me “Skype” në News24, Lubonja tha se ka disa arsye pse Ilir Meta i hapi sot rrugën Begajt për t’u zgjedhur President.

Sipas tij, kjo dobësi e Metës mund të ketë ardhur nga frika e tij se mund të zgjidhej President Ardian Dvorani, por mund të ketë pasur edhe kërcënime nga Rama.

“Nuk do të çuditesha që Meta të ndryshonte kurs. Këtu hyn miqësia, apo nuk e di pse e ka zgjedhur Begajn, apo ndoshta dhe frika se po të ndalonte këtë, mund të vinte Dvorani si president dhe këtë të fundit e ka më problem. Kërcënimet që bën Rama për burg për Ilir Metën, mund të kenë dhe ndonjë kërcënim më direkt. Janë disa hipoteza që koha do t’i tregojë. Kjo është një fitore tjetër e Ramës ndaj këtyre që e quajnë veten kundërshtarë.

Ka një dobësi të Ilir Metës, që mund të vijë për arsye të ndryshme. Kujtoj dhe lajmin e fundit që doli për Ilir Metën, që ka paguar për vrasjen e vëllait të deputetit Noka, por të gjitha këto mund të jenë kërcënime. Jemi në një vend, ku banda e Ramës po fuqizohet, dhe Meta është më i dobët se kurrë”, tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb