Futbollisti turk, Hakan Calhanoglu, është shpallur i pafajshëm, pasi ishte akuzuar për rrahje dhe kërcënim të këngëtares shqiptare, Anita Latifi, raportojnë mediat italiane.

Calhanoglu në atë kohë ishte futbollist në Gjermani, ndërsa ka pasur një lidhje me këngëtaren shqiptarë në vitin 2014, përcjell albinfo.ch.

Këngëtarja shqiptare kishte pretenduar se kishte mbetur shtatzënë, por që më pas kishte dështuar.
Latifi ishte shprehur se ajo ishte kërcënuar nga futbollisti turk, i cili ishte i martuar dhe pas shumë presioneve, kërcënimeve dhe dhunës psikike, kishte abortuar.

Hakan Calhanoglu është shpallur i pafajshëm nga një gjykatë në Turqi, edhe pse do të duhet t’i kryejë 70 orë shërbim në komunitet për dëshmi të rreme.

Por ndërsa futbollisti turk është shpallur i pafajshëm, në telashe është këngëtarja shqiptare.Ajo akuzohet në Gjermani për shantazh, pasi ka kërkuar 250 mijë euro nga turku, për ta lënë të lirë sepse lojtari ishte i martuar.

Shantazhin Anita Latifi dyshihet se e ka bërë në bashkëveprim me gazetarin Abdel H.
anita-latifi-01_551938-587x353
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: