Pas deklaratave të bëra në News24, gazetari Almer Toska se kishte marrë kërcënime nga vëllai i Igli Tares, ndërsa çështja përfundoi në polici me dy kallëzime, vjen përballja live me Agron Taren. Të ftuar në emisionin ‘Minuta e parë’ në News24 me Ola Brukon, vëllai i Igli Tares, që po hetohet për çështjen e Ballukut, mohoi akuzat e lëshuara nga gazetari Toska, ndërsa i adresoi disa akuza këtij të fundit.

Tare tha se Toska ka gënjyer për deklaratat e tij, ndërsa shtoi se ai nuk ka lidhje me Belinda Ballukun.

“Pas 10 vitesh rikthehem këtu. Ironi e fatit, na bashkon Gylen. Ky zotëri ka qenë në ato vite i përfshirë me konfliktet në Komunitetin Mysliman. Është paguar për këtë gjë. Mund t’i sqarojmë këto që them ku të dojë. Kam pasur fatin në jetë që të ndjek seminaret e Umberto Ecos. Në Shqipëri po ndodh Umberto Eko 2. Unë ndjek një emision më saktë prindërit e mi që ma thanë të shqetësuar. Ju si gazetarë nuk duhet të lejoni që individë që thuhet se janë gazetarë, të vijnë dhe të fyejnë pa prona.

Unë u shqetësova për reagimet e vajzës sime dhe të prindërve të mi. Kur personat që nuk janë prezent në studio, nuk duhet të përfliten. Individi tha; Belinda Ballukut i janë gjetur 7 vila,3 i janë sekuestruar. Burimet e mia tha; është SPAK. Janë dy vila që dyshohen nga SPAK që janë të fshehura nga Balluku. Parimet e Kushtetutës së Shqipërisë, deri në vendimin e Gjykatës, është i pafajshëm. Për Iglin, se s’dua të flas si vëllai i tij, por si qytetar, duhet të kihet kujdes se përfaqëson një figurë. Gënjeshtra tjetër është; lidhja mes vëllait hajdut, drejtorit të Porit të Durrësit. unë kam ndenjur 8 muaj në krye të potit të Durrësit. Unë e kam pasur armiken më të madhe këto kohë Ballukun, për shkak të përpjekjes për punën. Një ditë pasi mora detyrën 1 mijë policë erdhën në port, kontrolluan dhe çantat e punonjësve Po të isha unë bashkëpunëtori i Ballukut s’do kishin ndodhur këto gjëra. Unë kam bërë shumë gjëra të mira që nuk dua t’i reklamoj. Por kam bërë një dhuratë për portin e Durrësit, nga Kurum. Një nga portat e 4, që ka kushtuar 300 mijë euro. Vëllait tim po i bëhet gjyq popullor.

Pas informacioneve që kam marrë thuhet se dosja ka rrjedhur nga GJKKO. Të gjitha flasin se ato janë vilat e Ballukut. Igli Tare është nën hetim, mund të pushohet çështja ndaj ti se nuk i gjetën prova. Unë mendoj se këto gjëra bëhen në gjykatë dhe jo në studio televizive, për llapaqenë nuk mbahen këta. Por ka një limit, këta njerëz kanë një familje. Igli Tare është një figurë që e ka bërë krenar kombin tonë. Këta thonë; Igli Tare është figurë e kombit, por….Ajo ‘por-a’, kushton. Unë e kam marrë në telefon, si çdo gazetar më parë. I kam thënë; dëgjo dhe versionin tim apo të Iglit, dhe më pas vendos ça të duash. I thash; çfarë taksirati kanë prindërit e mi që të dëgjojnë këto? Ai tha; Javën tjetër Igli Tare arrestohet. Por këtyre personave i duhet mbyllur gojën. Por kjo gjë e dëmton Iglin. Është figurë që e dëmton politika. Igli Tare është bërë emblema, se shet emri. E mora në telefon dhe më tha; Ti je hajdut dhe legen, Përdori fjalorin. Unë i them, “fjalën që përdore, hajde ma thuaj”. Ky përveç profesionit bëka dhe gangsterin. I thash; jam në Myslym Shyri. Më pas nga gango u bë lango. Shkoi në polici dhe tha; ndihem i kërcënuar. Se zonja Bardhi, ai zoti Bardhi tha se ishin mesazhe kërcënuese. Ky zoti Bardhi është jurist, por Igli Tare nuk është i pandehur, por person nën hetim. Ky është lapsus diabolik.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: