Mijëra ushtarë, dhjetëra tanke e artileri të rëndë kanë “marshuar” këtë të hënë në Sheshin e Kuq në Moskë, në kujtim të Ditës së Fitores së Rusisë ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Në mesin e armatimeve ushtarake, ishte dhe një raketë balistike, që të gjithë e cilësojnë si “përbindëshi 50 mijë kg”.

Ekspertët besojnë se termonukleari RS-24 Yars, mund të mbajë deri në 10 raekta dhe ka një saktësi distance deri në 12 mijë km.

Për Perëndimin, raketa, e cila mund të lëshohet me shpejtësi deri në 24,500 kilometra në orë do të jetë një shfaqje force dhe një kujtesë e ashpër e asaj që Putini mund të lëshojë në Evropë nëse tensionet arrijnë kumin midis Rusisë dhe NATO-s.

RS-24 Yars është një raketë balistike ndërkontinentale që mund të lëshohet në rrugë ose nga kapanone bërthamore.

Këto raketa mund të lëshohen shumë shpejt dhe për vetëm 7 minuta bëhet gati për të lëshuar raketën e radhës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Burimi
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: