Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është kërcenuar me jetë. Pranë shtëpisë së tij ka edhe prezencë të policisë.

Lajmi se Bahtiri është kërcenuar me jetë e kanë konfirmuar për mediat edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

“Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se bazuar në informatat dhe të dhënat e pranuara në adresë elektronike nga ankuesi – kryetari i Mitrovicës së Jugut A.B., Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka autorizuar hetuesit policorë të ndërmarrin veprime hetimore mbi dyshime të “Kanosjes, shantazhit dhe detyrimit” ndaj të njëjtit.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, njofton opinionin se si rrjedhojë e kërcënimeve ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut A.B., është vlerësuar e nevojshme prezenca policore në vendbanimin e ankuesit”, ka deklaruar Prokuroria.

121972071 364782601239812 6492925844470477449 N 800x600
121972071 364782601239812 6492925844470477449 N 800×600

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb