30 ditë burg. Kjo do të jetë masa që do të kërkojë prokurori i çështjes ndaj deputetit Milaim Zeka, i cili u arrestua sot.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori Rexhep Maqedonci. “Nesër do të bëjmë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për Milaim Zekën”, tha prokurori Maqedonci për kallxo.com. Sipas tij, Prokuroria ka vendosur dhe ka plot arsye për të parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka u arrestua mëngjesin e sotëm nga Policia e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendës Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha. “Po është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë. Arsyeja është kanosje përmes mjeteve të informimit”, tha Berisha. Milaim Zeka prej tri ditësh është përfshirë në debate me prokurorinë për shkak të disa incizimeve të bisedave që janë publikuar në media.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb