Vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të shtunën paradite, pavarësisht se afati 30-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për përfundimin e procesit skadon të premten në mesnatë.

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi se ende nuk është arritur një marrëveshje politike për formimin e institucioneve të reja.

“Nuk kemi ende marrëveshje, por jam i bindur që qëndrueshmëria është përpara”, tha Kurti në një komunikim me mediat.

Ai u shpreh se edhe nëse zgjidhen kryetari dhe Kryesia e Kuvendit, si dhe formohet qeveria e re, mbetet çështja e zgjedhjes së presidentit, për të cilën sipas tij formula e ndjekur deri tani nuk ka sjellë rezultat.

“Në kushtet kur ne zgjedhim kryetarin dhe Kryesinë e Kuvendit, qeverinë e re, por vijmë te problemi i zgjedhjes së Presidentit, kjo është një formulë e provuar dhe me të njëjtën metodë nuk mund të kemi rezultat. Kjo shpien pashmangshëm drejt shpërndarjes së Kuvendit”, deklaroi ai.

Kurti tha se palët kanë ende dallime të mëdha në qëndrime dhe kritikoi kërkesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Albin Kurti në një komunikim për mediat deklaroi: “Nuk kemi ende marrëveshje, por jam i bindur që qëndrueshmëri përpara. Në kushtet kur ne zgjedhim kryetarin dhe Kryesinë  e Kuvendit, qeverinë e re, por vijmë te problemi i zgjedhjes së Presidentit. Kjo është formulë e provuar dhe  e me metodë të njëjtë nuk mund të kemi  rezultat dhe kjo shpiente pashmangshëm drejt shpërndarjes së Kuvendit. Marrëveshjen politike nuk e kemi ende, pritjet janë të ndryshme, qëndrimet nuk përputhen dhe është bindja ime që ka dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK. Nuk mund të bëjmë një marrëveshje që do ta zëvendësonte vullnetin e popullit”, tha Kurti.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb