Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës, i cili kishte kundërshtuar vendimin e shkallës së parë për pezullimin e afateve të paraburgimit ndaj tij. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Trupa gjykuese ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për pezullimin e afateve të paraburgimit të ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë.

Meta e kishte kundërshtuar vendimin në Apelin e Posaçëm, duke kërkuar shfuqizimin e tij. Me vendimin e sotëm, kërkesa e tij është rrëzuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: