TIRANA

Mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti do të vijojë të mbetet i pezulluar nga detyra. Ai kërkoi kthimin në sallën e operacionit për të vijuar me aktivitetin, por i është rrëzuar  kërkesa nga Apeli i GJKKO, raporton gazetarja e News24, Klodiana Lala.

Prifti ndodhet nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash. Fillimisht ai u ndalua pasi i doli emri në disa përgjime me sekretaren e gjykatës së Krujës për marrje ryshfet në këmbim të operimit të nënës. Më pas ai akuzohet se ka abuzuar dhe me tendera në QSUT.

Madje atij i janë sekuestruar edhe pasuri në shuma monetare prej 250 mijë eurosh dhe 160 milion lekësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb