KILI-Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry kritikoi sot shkeljet e hapësirës ajrore të Turqisë nga avionët luftarak rus duke theksuar se këta të fundit mund të kishin sulmuar si kundërpërgjigje.

“Ne jemi shumë të shqetësuar nga kjo sepse janë pokërisht këto lloj gjërash për të cilat Turqia mbron të drejtat e saj dhe kjo mund të kishte shkaktuar që këto avionë të ishin sulmuar”, deklaroi ai në Kili ku mori pjesë në konferencën ndërkombëtare ”Oqeani ynë”.

Kerry theksoi se kishte biseduar me homologun turk, Feridun Sinirlioglu dhe siguroi se do të inkurajonte Rusinë të komunikonte më mirë për operacionet e saj ushtarake.

“Janë pikërisht këto lloj gjërash kundër të cilave ne kemi paralajmëruar dhe për këtë kemi filluar bisedimet me Rusinë për t’u siguruar që nuk ka mundësi për konflikt aksidental”, theksoi sekretari amerikan i Shtetit duke folur para Parlamentit të Kilit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: