SHBA-Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se bashkëpunimi i forcave rebele me ato qeveritare në Siri kundër Shtetit Islamik mund të bëhet edhe para se të arrihet një marrëveshje, se kur dhe si, Presidenti Bashar al-Asad do të largohet nga pushteti.

Zoti Kerry i bëri këto komente të premten në Athinë, duke theksuar se të gjitha palët e luftës civile në Siri, do të bashkëpunonin në përpjekjet e tyre kundër Shtetit Islamik, vetëm në se do të kishin garanci se një zgjidhje e pranueshme nga të gjithë për fatin e udhëheqësit sirian “do të ishte e afërt”. Përndryshe, tha ai, ddo të ishte jashtëzakonisht e vështirë të sigurohej bashkëpunimi.

Zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit thonë se këto komente nuk përfaqësojnë ndryshim të politikës amerikane. “Asgjë nuk ka ndryshuar nga qëndrimi ynë se Assadi nuk mund të jetë pjesë e të ardhmes së Sirisë”, një zyrtar i lartë amerikan i tha Zërit të Amerikës.

Zyrtari shtoi se “Sekretari Kerry thjesht po përcillte pikëmpamjen se ne ende nuk e dimë se si do të zhvillohet procesi i tranzicionit në Siri dhe se në çfarë shkalle, prania e tanishme e Assadit mund të jetë e pranueshme për qopozitën dhe për ne, se për të ardhmen, ai nuk mund të qëndrojë në pushtet”.

Zoti Kerry i bëri këto komente në një konferencë shtypi në Greqi, ku ai njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të orfojnë 24 milionë dollarë për të ndihmuar refugjatët. Ndihma do t’i jepet agjencisë së OKB-së për refugjatët.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: