GJERMANI- Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë Evropën të përballet me krizën migratore që përbën një kërcënim gati ekzistencial për kontinentin, deklaroi dje sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

“SHBA-ja e kupton natyrën gati ekzistenciale të këtij kërcënimi për jetën politike dhe të jetës sociale në Evropë”, tha ai gjatë konferencës së sigurisë në Mynih.

“Është për këtë arsye që po bashkohemi dhe po ngremë një mision të NATO-s për të ndaluar një rrugë migratore kyç dhe ne do të bashkohemi me ju në mënyra të tjera për të ndaluar këtë valë që rrezikon të godasë unitetin evropian”, tha ai.

“Ne nuk themi se është problemi juaj, as yni. Është problemi tonë”, theksoi kryediplomati amerikan, duke iu referuar krizëz më të rëndë humanitare në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Vendet e Bashkimit Evropian ndahen mbi përgjigjen që i duhet dhënë fluksit të mijëra migrantëve, kryesisht sirianë.

Gjermania nxit në veçanti për pritjen e refugjatëve nga ana e anëtarëve të BE-së, një pozicion i kundërshtuar nga shumë vende.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: