“Hack College” ka krijuar një video për të ndihmuar në përballimin e kësaj situate të pakëndshme dhe ndihmon duke dhënë ide sesi mund të shpëtohet telefoni. Në momentin që celulari juaj ju bie në ujë ju duhet ta merrni atë sa më shpejtë të jetë e mundur, ta thani me peshqir dhe  t’ja hiqni të gjitha pjesët.  Më pas merrni tharësen dhe thani çdo pjesë të tij. Pasi ta keni përfunduar të gjithë këtë proces, futeni celularin në një qese të mbushur me oriz dhe lëreni aty për 3 ditë. Sipas  statistikave  19% e personave i ka ndodhur t’i ketë rënë telefoni në ujë.

 

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: