Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit, ku po raportojnë institucionet.

Kreu i SPAK Altin Dumani, ka renditur problematikat me të cilat është përballur gjatë punës së tij, mes të cilave ka nënvizuar edhe mungesën e kallëzimeve e referimeve nga institucionet, përjashtuar Policinë e Shtetit.

“Shqetësim përbën për SPAK dosjet e mbartura dhe ngarkesa e madhe. Do përgatitet një strategji e veçantë për këtë aspekt.

Hetimet paraprake marrin shumë kohë, këshilltarët ligjorë do të lehtësonte punën e prokurorëve të posaçëm. Problematikë tjetër është adresimi i ngarkesë së shtuar. Shpresojmë të gjejë zgjidhje.

Problematikë tjetër që kemi adresuar është rënia e referimeve nga institucionet publike. Edhe nga raporti i depozituar në Kuvend dhe KLP evidentohet rënie 40 përqind krahasuar me 2022, përjashtuar Policinë e Shtetit. Në institucionet e tjera ka rënie të kallëzimeve. Po mendojmë shtimin e hetuesve të BKH”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: