Këshilltari për Sigurinë i kryetarit të PD-së Lulzim Basha, Xhemal Gjunkshi ka mbajtur sot homazhe për ushtarët britanikë që prehen në Varrezat Përkujtimore në Parkun e Tiranës.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Gjunkshi, theksoi se kishte marrë pjesë në emër të Bashës në këtë ceremoni.

“Ishte kënaqësi për mua të merrja pjesë sot, në emër të Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Z Lulzim Basha, në ceremoninë e organizuar nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë SH.T.Z Alastair King-Smith dhe Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, në nderim të Rreshterit të rezistencës antifashiste në Shqipëri, Peter Twiddy të Forcave Ajrore Mbretërore, dhe të vendosja kurorën me lule në Varrezat Përkujtimore në Parkun e Tiranës në nderim të ushtarëve Britanikë.”, shkruan Gjunkshi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: