Jose Mourinho ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Manchester Unitedin. Portugezi ka marr drejtimin e skuadrës nga Louis Van Gaal, i cili dështoi të kualifikojë skuadrën në Ligën e Kampionëve.

Tashmë kanë filluar të qarkullojnë edhe emrat të cilët do të vijnë në radhët e Unitedit. Në mesin e atyre do të jetë Zlatan Ibrahimovic dhe John Stones.
Por, edhe nëntë lojtarë priten të largohen prej skuadrës së Djajve të Kuq. Sipas medieve britanike, edhe mesfushori shqiptar me tipare sulmuese nuk ka vend në radhët e klubit më të trofeshëm anglez.

Vlen të ceket se detajet rreth kontratës nuk janë bërë të ditura, ndërsa Jose me veti do të marr edhe ndihmësin e dikurshëm, Rui Faria.

Mbetet të shihet nëse do të largohet legjenda e klubit, Ryan Giggs, i cili deri më tani ka qenë asistent i holandezit Van Gaal.
Adnan Januzaj
Adnan Januzaj

Ashley Young
ashley

Michael Carrick
Michael Carrick

Marco Rojo
Marco Rojo

Marouane Fellaini
Marouane Fellaini

Victor Valdes
Victor Valdes

Phil Jones
Phil Jones

Juan Mata
Juan Mata

Andres Perreira
Andres Perreira

(d.b/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: