Analisti Ilir Demalia, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, në lidhje me botimin e Qemal Lames për Ismail Kadarenë, deklaroi se Lame manipulon gjithçka.

Demalia u shpreh se Ismaiil Kadare, Qemal Lame etj e adhuronin Enverin dhe i bënin atij ditirambe, e se shkrimtari i njohur nuk ka qenë disident.

“Ne duhet të ndryshojmë mendësinë,. Ky është kulmi që një njeri që ka qenë kryexhelati, të thuhet sot se është ëngjëll. Qemal Lame manipulon gjithçka. Kush mund të besojë se Qemal Lame shkon tek Enver Hoxha dhe flet për Kadarenë e diktatori paska ndryshuar mendim? Kemi ardhur në gjendjen që kryehetuesi i Shqipërisë shkruan libër, sikur është ëngjëll. Kur Qemal Lame ka qenë hetues, në Shkodër protestuesve iu është ushtruar dhunë.

Qemal Lame ka ardhur si dorë e fortën në krye të hetuesisë. Manipulimi me paraqet Kadarenë si disident ka kohë që ka nisur. A e beson njeri që Kadare ka qenë në hetim, a mund ta besojë njeri se Enver Hoxha donte ta arrestonte Kadarenë dhe ka dalë Qemal Lame e paska ndaluar? Nuk ka dosje 2A për Ismail Kadarenë. Mbledhjet e Byrosë Politike nuk janë dënime. Këta qanin kur shikonin Enverin, ka shkruar 6 poezi për Stalinin”, tha Demalia.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb