Transferime lojtarësh u bënë deri në orët e fundit të 31 janarit. Gazeta spanjolle Marca ka zbuluar 10 transferimet më të bujshme të këtij muaji, ku përmenden lëvizja e Dimitri Payet tek Marseille dhe Draxler tek PSG:

10 – Branislav Ivanovic nga Chelsea tek Zenit San Petersburg

Pas shumë vitesh tek Chelsea, Ivanovic firmosi për gjigandët rusë, ku do të fitojë 5 mln euro në vit.

ivanconi

9 – Vitsel nga Zenit tek Tianjin Quanjian

Milionerët kinezë po derdhin para sërish. Kësaj here Tianjin pagoi 50 milionë euro për belgun i cili refuzoi oferta nga Juventusi. Atje do të fitojë 16 mln euro në sezon.

witsel

8 – Mempis Depay nga Man United tek Lyon

Pas dy sezoneve zhgënjyes tek anglezët, holandezi u transferua për 25 mln euro tek Olimpik i Lion.

depay

7 – Dimitri Payet nga West Ham tek Marsejë

Pas agonisë prej kohësh të kaluar tek anglezët, Payet u rikthye në shtëpinë e tij ku edhe pse do të fitojë më pak, ndihet i lumtur

payet

6 – Gabriel Jesus nga Palmerias tek Manchester City

Pas muajsh pritje, Jesus më në fund bëri debutimin e parë me fanellën e Manchester City-t. Sheikët arabë paguan 32 mln euro për shërbimet e brazilianit.

jesus

5 – Oscar nga Chelsea tek SIPG

Plot 61 milionë euro paguan kinezët e Shanghai SIPG në arkat e londinezëve për Oscar, duke e bërë atë një nga lojtarët më të paguar

osar

4 – Julian Draxler nga Volfsburg tek PSG

Shumë klube europiane ishin vënë pas tij, por një nga perlat gjermane, Draxler i refuzoi të tëra për paratë e Parisit.

draxler

3 – Adebayor tek Basaksehir

Ish-sulmuesi i Real Madrid mbeti pa ekip që kur u largua nga Tottenham, por si duket karriera e tij si futbollist ende nuk ka përfunduar.

adebayor

2 – Jese Rodriguez nga PSG tek Las Palmas

Spanjolli rikthehet sërish në shtëpi por jo aty ku e filloi tek Real Madrid, por tek Las Palmas, pak shumë pak minutave të luajtura në Paris.

jese rodriguez

1 –  Carlos Tevez nga Boca Junior tek SH Shenhua

I bujshëm ishte largimi i Boca Juniors tek Shangai Shenhua. Argjentinasi është tashmë lojtari më i paguar në botë ku do të fitojë 40 milionë euro për dy vite

tevez

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb