Venezuela dhe Ekuadori janë dy rivalët e ardhshëm të Italisë në miqësore, para Europianit që do mbahet në verë. Portieri i skuadrës axurre, Gianluigi Donnarumma “karikoi” në maksimum skuadrën, në konferencën e sotme për shtyp.

“Këto dy miqësore do të mund të na tregojnë shumë, ne po përballemi me dy skuadra të vështira, të Amerikës së Jugut. Ne duhet t’i përgatisim mirë dhe t’i përballojmë në maksimum. Edhe nëse janë miqësore, ato janë ndeshje që duke i luajtur mirë do të na bëjnë gati për ndeshjet që kanë rëndësi” – Tha “gardiani”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: