Deklarata e dhënë nga Kevin De Bruyne pak ditë më parë, ku shprehej se e kishte të vështirë të qëndronte tek Man.City nëse nuk do të luanin në Champions League dy vitet e ardhshme, ka bërë që disa klube të vihen në lëvizje për të kuptuar nëse ekziston ndonjë mundësi për të siguruar shërbimet e futbollistit belg. Sigurisht më parë duhet pritur se çfarë vendimi do të jap CAS për “qytetarët” por në Itali mendojnë se Juventus është një hap përpara pasi vetë lojtari kohë më parë ka shprehur hapur admirimin e tij për C.Ronaldo: “Do të më pëlqente të luaja me sulmues si C.Ronaldo. Për mënyrën se si un luaj futboll, sulmuesit janë shumë të rëndësishëm. CR7 do ti jepte vlera asisteve të mija, mund të jap një kros në 3 metra lartësi dhe ai sërish do ta arrinte”.

0 Kevin De Bruyne
0 Kevin De Bruyne

Përtej dëshirës së De Bruyne për të luajtur përkrah Ronaldos, transferimi i tij është shumë i ndërlikuar në aspektin financiar pasi bëhet fjalë për një nga lojtarët më të kompletuar në botë në rolin e tij. Në rastin më të mirë, nëse Man.City nuk do të luaj në Champions dhe nëse Covid-19 sjell realisht ulje të vlerave të lojtarët, në çdo rast bëhet fjalë për një transferim jo më pak se 100 milion euro. “Zonja e Vjetër” shpreson shumë që të shes disa lojtarë gjatë merkatos së verës në mënyrë që të krijoj një buxhet të mjaftueshëm për të tentuar ndonjë lojtarë të kalibrit De Bruyne.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb