Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit.

Ajo shtoi se ky test ishte kryer me sukses të plotë.

Sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve, Yonhap, ky ishte inspektimi i parë i Kim që nga nëntori i kaluar, kur mbikëqyrte testin e një rakete balistike ndërkontinentale dhe pas takimit historik me Presidentin Donald Trump, në qershor në Singapor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb