Lideri koreanoverior Kim Jong-un I ka dhuruar presidentit rus Vladimir Putin një shpatë koreane, pas takimit në Vladivostok.

Lajmin e bën me dije agjencia Tass. ’Kjo shpatë-i ka thënë Kim Putinit-simbolizon forcën, simbolizon shpirtin tim dhe të popullit tim’.

Kim Jong-un ndodhet në Rusi për një vizitë zyrtare. Kimit i është dedikuar një ceremoni e veçantë gjatë mbërritjes nw Rusi, me dorëzimin simbolik të bukës, kripës dhe një buqetë lulesh.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb