Kina ka censuruar serialin e njohur “Friends’, duke e konsideruar si komplot lezbikesh. Censura është rezultat i shtrëngimit të kontrollit të qeverisë kineze ndaj mediave dhe argëtimit. Seriali “Friends’ është një ndër serialet më të komentuar dhe preferuar nga miliona njerëz në të gjithë botën.

Rikthimi i këtij seriali ka gëzuar të gjithë fansat, por duket që Kina nuk ka pasur të njejtin regagim dhe nuk e ka pritur aspak mirë. Platformat kryesore kineze të transmetimit kanë censuruar një komplot LGBTQ në serialin e njohur televiziv, duke bërë që fansat të reagojnë të zemëruar në rrjetet sociale. Kjo ka bërë që të fshiheshin bisedat në lidhje me ish-gruan e personazhit Ross, Carol ëillick, e cila divorcohet pasi kuptoi se ishte lezbike.

“Friends”, ku luajne disa nga aktorët më të njohur si:Jennifer Aniston , Courteney Cox, Lisa Kudroë, Matt LeBlanc, Mattheë Perry dhe David Schëimmer si gjashtë miq që jetojnë në Neë York City, është shumë i njohur ne Kinë dhe ka fansa shumë besnikë.

Fansat kanë protestuar në median sociale kineze “weibo” ndaj censurës së shfaqjes, me hashtagun #FriendsCensored duke u bërë tema në trend për momentin.
Censura është rezultat i shtrëngimit të kontrollit të qeverisë kineze ndaj mediave dhe argëtimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb