Në një sondazh të zhvilluar nga Japonia me pjesëmarrjen e udhëheqësve opinionistë amerikanë, Kina doli të jetë partneri më i rëndësishëm i SHBA-së në Azi.

Sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, në anketën e Ministrisë së Jashtme të Japonisë morën pjesë 200 opinionistë amerikanë nga fusha të ndryshme. Atyre iu parashtruan pyetje të ndryshme në lidhje me marrëdhëniet e SHBA-së me vendet e Azisë.

Në anketë, 35 për qind e pjesëmarrësve si partner më të rëndësishëm të SHBA-së në Azi e shohin Kinën.

Në renditje Kinën e pason Japonia me 33 për qind, e treta është Australia me 9 për qind ndërsa në vendin e katërt Koreja e Jugut me 7 për qind.

Ndërsa 80 për qind e pjesëmarrësve në anketë, për shkak të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve kanë deklaruar Kinën si partner më të rëndësishëm të SHBA-së në Azi.

Në anketën e zhvilluar vitin e kaluar, 42 për qind e pjesëmarrësve potencuan Japoninë ndërsa 18 për qind e tyre Kinën në pyetjen se kush ishte partneri më i rëndësishëm i SHBA-së në Azi.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb