Kina pranoi sot futjen në shërbimin aktiv të një tjetër aeroplanmbajtëseje, e para me konceptim kryesisht kinez, në një kontekst të rivalitetit me SHBA-në në Azi-Paqësor, theksoi televizioni publik CCTV.

Shfaqja zyrtare për forcat kineze të aeroplanmbajtëses, e quajtur “Shandong”, u bë gjatë një ceremonie në bazën detare të ishullit të Hainan, me pjesëmarrjen e presidentit kinez, Xi Jinping, i cili udhëtoi në bordin e anijes.

“Ceremonia u zhvillua në praninë e rreth 5 000 anëtarëve të marinës dhe punonjësve, të cilët kënduan himnin kombëtar ndërsa morën pjesë në ngritjen e flamurit kinez”, theksoi  CCTV.

Xi Jinping bëri një fotografi në grup me ushtarët dhe civilët e pranishëm në këtë port të qytetit bregdetar të Sanyas.

Kina dispononte deri tani vetëm një aeroplanmbajtëse operacionale, e quajtur ”Liaoning”.

Ndërtuar nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe riblerë në Ukrainë, ajo u vu në shërbim në vitin 2012.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb