Me krijimin e teknologjive të reja, bëhen realitet koncepte të cilat kanë filluar të jenë të përdorshme në fjalorin tonë.

Në kinema për shembull po bëhen ndryshime epokale, që nga ekranet mickoled të ndriçueshme të cilat do të zëvendësojnë sistemin klasik të projeksionit me realitetin virtual.

Pikërisht realitetit virtual i dedikohet salla e para e llojit të saj në botë, që u inaugurua në Pekin.

Kinemaja ofron kolltukë shumë të rehatshëm dhe të gjithë teknologjinë e nevojshme për të mundësuar që spektatorët të përjetojnë një eksperiencë virtuale në shkallë të lartë dhe pa kosto shumë të lartë.

Edhe pse mund të tingëllojë çuditshëm idea për të shkuar në kinema në shoqëri e më pas të “izolohesh” brenda një kaske, kjo lloj zgjidhjeje mund të na dhurojë në të ardhmen vizione kinematografike interaktive apo eksperienca virtuale në të cilat mund të jesh pjesëmarrës, nisur nga një bazë teknologjike e nivelit të lartë.

Kjo lloj kinemaje ka një avantazh shumë të madh, sepse nuk je i detyruar të dëgjosh fjalët apo komentet e personave që ke rreth e rrotull në kinema.
(da.xha/BalkanWeb)
C_2_fotogallery_3087887_1_image

C_2_fotogallery_3087887_0_image

C_2_fotogallery_3087887_0_image (1)

C_2_fotogallery_3087887_7_image

C_2_fotogallery_3087887_6_image

C_2_fotogallery_3087887_5_image

C_2_fotogallery_3087887_4_image

C_2_fotogallery_3087887_3_image

C_2_fotogallery_3087887_2_image

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb