Dhjetë zona të tjera banimi janë karantinuar në Pekin, i cili ka regjistruar 36 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit.

Rastet e fundit u zbuluan në një treg shumice në Pekinin veriperëndimor, në rrethin Haidian, pasi tregu i madh në Xinfadi në jug të metropolit kinez tashmë ishte mbyllur javën e kaluar.

Pothuaj 11 zona banimi janë vendosur në karantinë totale. Në 24 orët e kaluara, ka pasur 49 raste të reja të koronaviruseve në të gjithë Kinën, përfshirë 36 në kryeqytet.

Disa qytete të vendit këshillojnë banorët të evitojnë udhëtimet për në Pekin. Tre nga rastet e reja u regjistruan në provincën e afërt Hebei, ndërsa 10 të tjera janë njerëz nga vendet e huaja.

Në shkallë vendi u llogaritën edhe 18 raste pa simptoma, të cilat qeveria nuk i përfshin në statistikat e saj totale. Në total, Kina ka numëruar zyrtarisht mbi 83,000 raste që nga shpërthimi, përfshirë 4,634 viktima.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb