Qyteti i Pekinit do të instalojë mekanizma për njohjen faciale në metronë e kryeqytetit kinez duke lehtësuar kalimin e udhëtarëve të padyshuar, njoftoi  shtypi zyrtar.

Në orët e pikut, aksesi në bord mund të marrë shumë minuta në metronë e kryeqytetit, ku të gjitha stacionet janë të pajisura me pika kontrolli ku kalimi është i detyrueshëm.

“Për të thjeshtuar aksesin e pasagjerëve, rrjeti urban do të vendosë kamera për njohjen faciale që detektojnë fytyrat e udhëtarëve dhe ndarjen e tyre në drejtime ndryshme”, theksoi drejtori i qendrës së menaxhimit të trafikut të metrosë, Zhan Minghui.

“Ky projekt synon vendosjen e një sistemi për reputacionin e pasagjerëve, në të cilin udhëtarët që bëjnë pjesë në një listë të bardhë do të mund të përfitojnë masa më të reduktuara kontrolli”, theksoi një e përditshme e Pekinit.

Kina ka filluar këto vitet e fundit të vendosë sisteme të ndryshme për “reputacionin social” që japin pikë për qytetarët “e mirë” por, mund të pengojnë qytetarët e tjerë të marrin trenin, avionin ose të kryejnë një rezervim hoteli.

Metroja e Pekinit kishte njoftuar në muajin maj se kishte filluar të hiqte pikë për udhëtarët që hanin në ambientet e brendshme të metrosë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb