Kina ka regjistruar një rënie të eksporteve me 17,2% në një vit në janar-shkurt, si pasojë e epidemisë nga koronavirusi i ri që ka paralizuar aktivitetin e vendit, njoftuan sot doganat kineze.

Bëhet fjalë për rënien më të madhe të eksporteve të gjigantit aziatik që prej shkurtit 2019, në mes të luftës tregtare me SHBA-në.

Kjo rënie është më e madhe se ajo prej 16,2% që pritej nga ekonomistët e pyetur nga agjencia “Bloomberg”.

Pushimet e gjata të Vitit të Ri hënor, që ra më 25 janar, janë zgjatur deri më 10 shkurt në pjesën më të madhe të vendit në përpjekje për të frenuar epideminë.

Por, rimëkëmbja e aktivitetit mbeti shumë e fragmentuar pasi shumica e fabrikave po hasin vështirësi në rifillimin e prodhimit të tyre.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb