Kirstie Aley ka bërë një deklaratë të papritur, teksa merr pjesë në “Celebrity Big Brother UK”, versioni vip i Big Brother anglez.
Artistja ka pranuar që do kishte dashur të ishte martuar me John Travoltën, ‘Dashurinë më të madhe të jetës së saj’ dhe se do kishte dashur të kishte një marrëdhënie me Patrick Swayze.

Kur një tjetër konkurrente e ka pyetur artisten nëse ka pasur ndonjëherë marrëdhënie me ndonjë personazh të famshëm Alley është përgjigjur Jo, por ka pranuar se është puthur me të dy aktorët. Pra Kirstia ka thënë se ka qenë e dashuruar me Travoltën. ’Duhet të kisha ikur dhe të martohesha me John. E kam dashur dhe e dua akoma. Nëse unë s’do kisha qenë e martuar, do ta bëja”.

Me aktorin e ‘Grease” Kirstie Alley ka punuar krah për krah në filmin e famshëm ‘Senti chi parla” i 1989. Në atë kohë Alley ishte e lidhur me aktorin Parker Stevenson, me të cilin u divorcuar në 1991. ‘Mu deshën vite ta largoja ndjenjën për John’ ka thënë. “Ka qenë dashuria më e madhe e jetës time!”

Një tjetër aktor që duket që ka lënë mbresa tek aktorja ka qenë Patrick Swayze.
I paharrueshmi protagonist i ‘Ghost” që vdiq në 2009, ka luajtur me Alley në disa seri televizive të ‘Veriu dhe Jugu” në 1985. Do më kishte pëlqyer të kisha një lidhje me Swayze, por të dy ishim të martuar, kështu që nuk do e kisha bërë kurrë’, ka thënë aktorja.

‘E kam puthur, por jam shumë besnike dhe ai ishte i lidhur’, ka vazhduar. ’Kemi xhiruar së bashku për një vit dhe është shumë e thjeshtë të dashurohesh me një kolegun tënd në kushte të tilla. Shumë shumë e thjeshtë”.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb